Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë - Gazeta Express
string(53) "oficeri-i-fsk-se-shpallet-kampion-kombetar-i-karatese"

Sport

Gazeta Express

30/03/2026 13:11

Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë

Sport

Gazeta Express

30/03/2026 13:11

Major Getoar Rexhepi në Kampionatin e 27-të Kombëtar të Karatesë të Karatesë për moshat kadet, junior, U21 dhe senior të mbajtur në Republikën e Shqipërisë ka arritur të shpallet Kampion Kombëtarë i Karatesë.

Gara e mbajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ku morën pjesë rreth 80 sportistë në dy disiplina të ndryshme, kata dhe kumite, si dhe rreth 20 ekipe nga e gjithë Shqipëria, në një konkurrencë  të fortë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të sportistëve, si në disiplinën e katave (demonstrime), ashtu edhe në disiplinën e kumites (ndeshje), Majori Rexhepi u shpall Kampion Kombëtar i Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar të Karatesë për vitin 2026.

Ky aktivitet përbën ngjarjen kryesore në nivel kombëtar për sportin e karatesë.

Arritja e majorit tregon përgatitjen, disiplinën dhe punën e palodhshme të ushtarakëve tanë, jo vetëm në detyrat e tyre në FSK por edhe në aktivitetet sportive, ku arritjet gjithherë janë të nivelit më të lartë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement