string(97) "oferta-e-kurtit-perfshine-presidentin-e-kryeparlamentarin-valon-syla-tregon-se-cka-i-jep-vv-ldkse"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 21:26

“Oferta e Kurtit përfshinë PRESIDENTIN e KRYEPARLAMENTARIN” – Valon Syla tregon se çka i jep VV – LDK’së

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 21:26

Analisti Valon Syla duke u thirrë në burimet e veta tha se “oferta e Kurtit për LDK-në përfshinë kryeparlamentarin e presidentin”.

Ndërkohë, ai vlerëson se në rast se hyn LDK në koalicion me partinë e Kurtit “do të bie, e do të ndahet përgjysmë”.

“Burimet e mia personalisht është që oferta e Kurtit përfshinë presidentin dhe kryeparlamentarin, përderisa kryeministri mbetet tek Vetëvendosja”, tha Syla në Pressing, transmeton Express.

“Kurti ka me dalë me thanë presidentin e kryeparlamentarin e keni ju LDK-ja dhe nëse s’e pranoni atëherë ju dilni keq para elektoratit se unë s’e bllokova por ju si LDK e bllokuat. Përderisa po hini LDK-ja, ndahet përgjysmë dhe bie qysh ka ra me Vjosa Osmanin dhe Bulliqin e këta”, tha ai.

“Mos të harrojmë që në LDK ka ende Bulliqa e Vjosa Osmana…”, u shpreh Syla.