Ofendoi Shkëndijën dhe Dritën, trajneri shqiptar ia mbyll gojën presidentit rumun - Gazeta Express
string(80) "ofendoi-shkendijen-dhe-driten-trajneri-shqiptar-ia-mbyll-gojen-presidentit-rumun"

Futboll

Gazeta Express

31/07/2025 11:34

Ofendoi Shkëndijën dhe Dritën, trajneri shqiptar ia mbyll gojën presidentit rumun

Futboll

Gazeta Express

31/07/2025 11:34

Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri, i është kundërpërgjigjur deklaratës së presidentit të FCSB-së, Gigi Becali, i cili kishte thënë se skuadra e tij duhej të fitonte 3, 4, ose 5 me 0 ndaj ekipit shqiptar, duke e quajtur madje “ekip i Divizionit C”.

Beqiri nuk u përmbajt pas ndeshjes: “Steaua e mori përgjigjen në fushë nga të dyja ndeshjet, teksa pastaj deklarata në media mund të japim sa të duam,” u shpreh ai, duke theksuar se rezultati foli vetë dhe fjalët nuk mjaftojnë për të fshehur realitetin.

Presidenti rumun Becali dje pas eliminimit u shpreh: “Shkëndija është ekip i Divizionit C. Duhej t’i mundnim 3, 4, 5 me zero! Nëse na eliminon edhe Kosova, atëherë le ta lëmë krejt futbollin!”

Shkëndija e siguroi kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, duke siguruar kështu fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Në anën tjetër, Steaua e Bukureshtit do të ndeshet me Dritën në kualifikimet e Ligës së Europës.