Ofendoi Aleksandër Lukashenkon, dënohet me tre vite burg gazetari në Bjellorusi - Gazeta Express
string(78) "ofendoi-aleksander-lukashenkon-denohet-me-tre-vite-burg-gazetari-ne-bjellorusi"

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2023 22:47

Ofendoi Aleksandër Lukashenkon, dënohet me tre vite burg gazetari në Bjellorusi

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2023 22:47

Një gazetar bjellorus, i cili shkroi për një bastisje, që rezultoi vdekjeprurëse, nga oficerët e Komitetit të Sigurimit të Shtetit (KGB) në një apartament në Minsk në shtator 2021, është dënuar me tre vjet burgim.

Më 23 mars, Gjykata e Qytetit të Minskut dënoi Henadz Mazheyka, një ish-korrespondent i edicionit bjellorus të gazetës Komsomolskaya Pravda me bazë në Moskë, pasi e shpalli atë fajtor për nxitje të urrejtjes sociale dhe fyerje të sundimtarit autoritar, Aleksandër Lukashenko.

Lexo Edhe:

Sipas mediave të huaja, Mazheyka u arrestua në tetor pasi u ekstradua nga Rusia. Ai fillimisht u akuzua për nxitje të urrejtjes sociale. Hetuesit thanë se kishin gjetur audio të Mazheykas duke “fyer Lukashenkën” dhe ngritën një akuzë shtesë kundër gazetarit.

Mazheyka është një nga dhjetëra bjellorusët e arrestuar në të gjithë vendin me akuza të ngjashme në lidhje me ngjarjen në Minsk, në fund të shtatorit 2021, ku vdiqën një punonjës të teknologjisë informative dhe një oficer i KGB-së.

Autoritetet bjelloruse bllokuan faqen e internetit të gazetës Komsomolskaya Pravda, pasi artikulli i gazetarit të arrestuar u publikua në lidhje me Andrey Zeltsar, një punonjës i kompanisë së IT Systems EPAM me bazë në SHBA, i cili u qëllua për vdekje gjatë incidentit.

Lukashenko ka lëshuar kërcënime të fshehta për njerëzit që postojnë komente në rrjetet sociale duke lavdëruar Zeltsar, dhe duke kritikuar Fedasyuk, duke thënë: “Ne i kemi të gjitha llogaritë e tyre dhe ne mund të shohim se kush është kush”.

Disa individë janë dënuar me burg në muajt e fundit me akuza në lidhje me komentet për incidentin./Gazeta Express