OEK: Komercialja pezullon vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani - Gazeta Express
string(101) "oek-komercialja-pezullon-vendimin-e-zrre-se-per-daljen-ne-tregun-e-lire-te-energjise-per-pese-kompani"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 12:11

OEK: Komercialja pezullon vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 12:11

Oda Ekonomike e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani të tjera, të cilat kishin ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi.

Sipas Odës Ekonomike, këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi.

Ajo i bën thirrje ZRrE-së të anulojë vendimin për daljen e detyrueshme në tregun e lirë të energjisë, për të shmangur dëmtimin e konkurrencës, bizneseve, qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

Komunikata e plotë:

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për 5 kompani të tjera

Oda Ekonomike e Kosovës njofton për aktvendimin e radhës të Gjykatës Komerciale, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani të tjera që kanë ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi të ZRrE-së.

Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive, prandaj vetëm paditë individuale po trajtohen dhe po pranohen nga gjykata. Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi.

Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit.