OEK: Gjykata Komerciale ka marrë një tjetër vendim për pezullimin e vendimit të ZRRE'së për treg të hapur - Gazeta Express
string(103) "oek-gjykata-komerciale-ka-marre-nje-tjeter-vendim-per-pezullimin-e-vendimit-te-zrrese-per-treg-te-hapur"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 16:36

OEK: Gjykata Komerciale ka marrë një tjetër vendim për pezullimin e vendimit të ZRRE’së për treg të hapur

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 16:36

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar për një tjetër aktvendim të Gjykatës, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për kompaninë e radhës.

OEK ka thënë se ky vendim është sinjal i qartë për rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të interesave të bizneseve që janë ndikuar nga ky vendim.

“Ky vendim është një sinjal i qartë për rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të interesave të bizneseve që janë ndikuar drejtpërdrejt nga ky vendim. OEK ka qenë në vazhdimësi zë i shqetësimeve të komunitetit të biznesit, duke theksuar se mungesa e infrastrukturës, transparencës dhe përgatitjes për tregun e lirë të energjisë po rrezikon qëndrueshmërinë financiare dhe operacionale të shumë ndërmarrjeve vendore.”

OEK i ka bërë thirrje ZRRE’së që ta anulojë vendimin për dalje në treg të lirë të energjisë.

“Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit.”