Odriozola zbarkon në Gjermani, gati kalimi të Bayern - Gazeta Express
string(51) "odriozola-zbarkon-ne-gjermani-gati-kalimi-te-bayern"

Gazeta Express

21/01/2020 23:45

Odriozola zbarkon në Gjermani, gati kalimi të Bayern

Gazeta Express

21/01/2020 23:45

Kampionët gjerman kanë arritur që ta kenë në radhët e tyre një talent spanjoll për pjesën e mbetur të sezonin 2019-2020

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Alvaro Odriozola është rrugës për të kompletuar kalimin e tij të Bayern Munich.

Lexo Edhe:

24 vjeçari ka zbarkuar sot në Oberpfaffenhofen afër Munichut, derisa kishte munguar në seancat stervitore me Los Blancos një ditë më herët.

Goal ka marrë vesh se Odriozola do të nënshkruaj me Bayernin një kontratë gjashtë mujore në formë huazimin, pa mundësi blerje.

“Odriozola ka mundësi që të largohet, por ende nuk ka asgjë zyrtare”, ka thënë trajneri i Madridit, Zenedine Zidane në konferencën e sotme për shtyp.

Për shërbimet e spanjollit të interesuar ishin edhe Athletic Bilbao i cili ka vetëm pesë paraqitje për Galaktikët këtë sezon.

Atij i janë garnatuar më shumë minuta në Bayern, të cilët kanë pak mundësi zgjedhjeje për shkak se kanë edhe shumë lëndime në skuadër. /GazetaExpress/