Filmi i metrazhit të gjatë “Odiseja e Gëzimit” me skenar dhe regji të Zgjim Terziqi, Producente Valmira Hyseni, bashkëprodhim i Plan Bee Films nga Kosova dhe Mon Ballon Production nga Franca, subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës ka filluar xhirimet të shtunën me datë 9 shtator.
Në film luajnë Diar Sadiku, Lucie Fagedet, Frederic Radepont, Iñaki Lartigue, Njomeza Fetiu, Meli Qena, Edon Rizvanolli, Tristan Halilaj, Eli Gashi, Dukë Sllamniku, Ernest Malazogu, Bajram Kafu Kinolli, Imer Kutllovci, etj.
“Odiseja e Gëzimit” është në ditën e 6-të të xhirimeve dhe pritet të zgjasin deri me 10 tetor. Xhirimet perfshijne nje pjese te madhe te territorit te Kosoves duke filluar nga Prishtina, Mitrovica, Suhareka, Janjeva, etj.
/Express