Oda Ekonomike reagon pas pezullimin të vendimit për dalje të bizneseve në treg të hapur, ka një kërkesë për ZRRE-në - Gazeta Express
string(114) "oda-ekonomike-reagon-pas-pezullimin-te-vendimit-per-dalje-te-bizneseve-ne-treg-te-hapur-ka-nje-kerkese-per-zrre-ne"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 11:31

Oda Ekonomike reagon pas pezullimin të vendimit për dalje të bizneseve në treg të hapur, ka një kërkesë për ZRRE-në

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 11:31

Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Për këtë vendim ka reaguar Oda Ekonomike e Kosovës, e cila i ka kërkuar ZRRE-së “që të pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë të energjisë dhe të ndalojë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve”.

OEK thotë se s’është kundër daljes në treg të lirë, por tha se kërkon që të ketë një “plan të qartë tranziicioni”.

“OEK fton ZRRE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, që siguron stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës”./Express/