Oda Ekonomike Japoneze në Kosovë, e udhëhequr nga Kryetari, Bujar Hoxha, priti në një takim pune delegacionin e lartë të Japan External Trade Organization (JETRO).
Në takim morën pjesë përfaqësues të rëndësishëm të JETRO-s, si Yasunari Miyauchi, Drejtor i JETRO Budapest; Tatsuo Kamino, Drejtor i JETRO Vienna etj.
Kryetari i Odës, Hoxha, prezantoi rolin dhe misionin e Odës Ekonomike Japoneze në Kosovë, duke theksuar avantazhet konkurruese që Kosova si vend strategjik per rajonin ofron për investitorët japonezë dhe mundësitë e shumta për bashkëpunim ekonomik në fusha të ndryshme.
Diskutimet u përqendruan në potencialet që ka Kosova për tërheqjen e investimeve japoneze, zhvillimin e partneriteteve të reja tregtare dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve.
“Drejtori i JETRO Budapest, Miyauchi, njoftoi se në nëntor 2025 do të organizohet një mision biznesor në Kosovë në fushat e mjedisit, energjisë dhe infrastrukturës, gjatë të cilit do të mbahet një forum ekonomik që do të mundësojë takime direkte ndërmjet kompanive japoneze dhe atyre kosovare. Në përfundim të takimit, u konfirmua vullneti i përbashkët për të ndërtuar një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, me qëllim rritjen e investimeve japoneze në Kosovë dhe forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve”, thuhet në një njoftim te Odës Ekonomike Japoneze në Kosovë