Oda Ekonomike Amerikane i ka bërë thirrje ZRRE-së të shfuqizojë menjëherë vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë.
Kjo pasi Gjykata Komerciale mori vendim që të të pezullohet “tregu i hapur energjetik”.
Pas aktgjykimit të sotëm të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Komerciale, me të cilin është aprovuar në tërësi kërkesëpadia kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), është anuluar përgjigjja e kësaj të fundit si e kundërligjshme, dhe është urdhëruar ZRRE-ja që brenda afatit prej 30 ditësh të rivlerësojë vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsëriti thirrjen drejtuar ZRRE-së për shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi të kontestuar.
“Aktgjykimi i Gjykatës Komerciale jo vetëm që pezullon ekzekutimin e njoftimit për liberalizimin e tregut të energjisë deri në një vendim të ri lidhur me ankesën, por edhe nënvizon mangësitë serioze në veprimet e ndërmarra nga rregullatori. Ky zhvillim mbështet qëndrimin e komunitetit të biznesit dhe të Odës Amerikane për domosdoshmërinë e respektimit të standardeve të sigurisë juridike dhe përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në procese kaq të rëndësishme për ekonominë e vendit. Pasiguria e krijuar nga ky proces ka cenuar thellësisht operimin e bizneseve, duke ndikuar në planifikimin e tyre strategjik dhe duke minuar besimin në sistemin rregullativ”.
“Reformat në sektorë kritikë si energjia duhet të ndërtohen mbi parimet e transparencës, dialogimit gjithëpërfshirës dhe trajtimit të barabartë. Oda Ekonomike Amerikane bën thirrje për një rifillim të menjëhershëm të dialogut të strukturuar mes Qeverisë së Kosovës, ZRRE-së dhe komunitetit të biznesit, në mënyrë që çdo hap i ardhshëm të jetë në përputhje me ligjet në fuqi, praktikat më të mira ndërkombëtare dhe nevojat reale të ekonomisë”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...