Oda e Afarizmit kërkon që t’u lejohet banjave ushtrimi i veprimtarisë - Gazeta Express

Oda e Afarizmit kërkon që t’u lejohet banjave ushtrimi i veprimtarisë

Lajme

Gazeta Express

22/09/2020 15:50

Oda e Afarizmit të Kosovës po kërkon që të lejohet ushtrimi i veprimtarisë së punës për banjat e vendit

OAK i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, me një shkresë ku ka kërkuar lejimin punës së banjave.

“Sipas Banjave, tani e 7 muaj 3 banjat me gjithsej 1000 punëtorë shumica e profesionit shëndetësor si doktorë specialist, fizioterapeut, infermiere e staf tjetër teknik janë të papunë dhe nuk fitojnë asnjë të ardhur tjetër duke i lënë punëtorët, qytetarë të Republikës së Kosovës në mëshirën e kohës”, thuhet në njoftimin e OAK.

“Banjat potencojnë që një anomali tjetër është se vet MSH ka nxjerrë Manualin për parandalimin e COVID-19 për sektorin e Gastronomisë, ordinancat specialistike dhe Fizioterapitë, ku të njëjtat shërbime të cekuara në Manual kryhen në Banja, të cilat janë ndaluar së funksionuari”

Po ashtu në reagim thuhet se gjatë muajve kur banjat në Kosovë nuk kanë qenë të lejuara të punojnë, qytetarët kanë shkuar në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Serbi për të marrë shërbime shëndetësore.

“Gjatë këtyre muajve qytetarët e Kosovës, në pamundësi që t’i marrin shërbimet e kujdesit shëndetësor në Kosovë kanë vizituar qendrat rajonale në Shqipëri, Maqedoni, Mali të Zi dhe Serbi. Andaj OAK ka kërkuar nga Ministri që të shqyrtojë këtë vendim dhe të bëjë hapjen e Banjave në Kosovë që janë të licencuara në MSH si Spitale Speciale dhe janë pjesë e institucioneve shëndetësore të kujdesit shëndetësor”, bën të ditur OAK.