Oda Amerikane sot diskuton vakumin institucional dhe pasojat për ekonominë - Gazeta Express
string(74) "oda-amerikane-sot-diskuton-vakumin-institucional-dhe-pasojat-per-ekonomine"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 7:18

Oda Amerikane sot diskuton vakumin institucional dhe pasojat për ekonominë

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 7:18

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të organizojë diskutimin me temën “Vakumi i zgjatur institucional: Kostoja dhe pasojat për ekonominë”.

Ky diskutim synon të adresojë ndikimin që mungesa e funksionimit të institucioneve shtetërore ka në zhvillimin ekonomik, besimin e investitorëve dhe klimën e të bërit biznes në vend.

Në ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të komunitetit të biznesit, institucioneve publike dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët do të shkëmbejnë qëndrime dhe rekomandime për tejkalimin e sfidave aktuale.