Oda Amerikane i ndan nga një mijë euro për familjarët e dy viktimave të Artanës - Gazeta Express
string(75) "oda-amerikane-ndan-nga-1-mije-euro-per-familjaret-e-dy-viktimave-te-artanes"

Gazeta Express

03/06/2020 10:27

Oda Amerikane i ndan nga një mijë euro për familjarët e dy viktimave të Artanës

Gazeta Express

03/06/2020 10:27

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e saj më të sinqerta për aksidentin në minierën e Artanës, i cili la të vdekur në vendin e punës dy punonjës të kësaj miniere.

Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka vendosur të ndajë 2.000 euro, respektivisht nga 1.000 euro për familjet e dy punonjësve të cilët humbën jetën në këtë aksident tragjik, inxhinierit Haki Arifaj dhe xehetarit Idriz Gerbeshi.

Lexo Edhe:

“Duke vlerësuar punën e vyeshme të të gjithë punonjësve në Kosovë, Oda Amerikane fton autoritetet përkatëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ngritjen e kushteve të sigurisë për minatorët si dhe të gjithë punonjësit tjerë në Republikën e Kosovës”.