OBSH: Një botë e ndarë nuk mund të mposhtë pandeminë - Gazeta Express
string(51) "obsh-nje-bote-e-ndare-nuk-mund-te-mposhte-pandemine"

OBSH: Një botë e ndarë nuk mund të mposhtë pandeminë

Gazeta Express

23/06/2020 9:51

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se “kërcënimi më i madh me të cilin përballemi tani nuk është vetë koronavirusi, por mungesa e solidaritetit dhe udhëheqjes globale”.

“Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë”, tha ai gjatë një video konference për media.

Lexo Edhe:

Në të gjithë botën, më shumë se 9 milionë njerëz janë konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi dhe më shumë se 471,000 kanë vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Më 29 maj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Uashingtoni i ka përfunduar marrëdhëniet e tij me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Trump tha se OBSH-ja, agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka dështuar t’i bëjë reformat “e kërkuara dhe shumë të nevojshme”, pas shqetësimeve të SHBA-së për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë e koronavirusit.

Në muajin prill, Trump i ka ndërprerë fondet për OBSH-në, duke e akuzuar atë për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, në muajin dhjetor.