OBSH kërkon zgjidhje miqësore kundër Covid-19 për muajin e Ramazanit - Gazeta Express
string(68) "obsh-kerkon-zgjidhje-miqesore-kunder-covid-19-per-muajin-e-ramazanit"

OBSH kërkon zgjidhje miqësore kundër Covid-19 për muajin e Ramazanit

Gazeta Express

01/04/2020 22:32

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po përpiqet të gjejë mënyra për të luftuar pandeminë e koronavirusit në vendet muslimane gjatë sezonit të ardhshëm të agjërimit të Ramazanit, deklaroi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ghebreyesus theksoi se rastet globale do të arrijnë në 1 milion në ditët e ardhshme, ndërsa numri i viktimave nga Covid-19 në 50 000.

Lexo Edhe:

Tradita fetare dhe shoqërore e Ramazanit përfshin familjet dhe miqtë myslimanë që mblidhen për agjërimin e Iftarit.

Gjithashtu, banketat bamirëse në rrugë për të varfërit janë një zakon i Ramazanit në disa vende.