OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë - Gazeta Express
string(73) "obsh-jep-alarmin-gjysma-e-diagnozave-te-hiv-ne-europe-zbulohen-shume-vone"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 11:11

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 11:11

Më shumë se gjysma e diagnozave të HIV-it në Evropë (54%) konfirmohen shumë vonë për të siguruar trajtimin optimal të infeksionit. Në vendet e Bashkimit Evropian dhe të Zonës Ekonomike Evropiane, kjo përqindje është 48%. Të dhënat vijnë nga raporti i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), i titulluar “Mbikëqyrja e HIV/AIDS në Evropë”, të publikuara në prag të ditës ndërkombëtare të HIV/AIDS

Sipas raportit, mbi gjysma e personave të diagnostikuar kanë një numër të qelizave CD4 nën 350 qeliza/mm³, ndërsa rreth një e treta paraqiten me infeksion të avancuar të HIV-it, me më pak se 200 qeliza/mm³. Diagnoza e vonë është më e shpeshtë tek burrat heteroseksualë, përdoruesit e drogës me injeksion dhe personat e moshuar, me ndryshime të mëdha nga një vend në tjetrin, raporton A2 CNN.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, paralajmëron se numri i njerëzve që jetojnë me HIV pa u diagnostikuar po rritet, duke nxitur zinxhirin e transmetimit.

“Nuk po bëjmë mjaftueshëm për të kapërcyer barrierat e stigmës dhe diskriminimit që i pengojnë njerëzit të kryejnë një test të thjeshtë”, thekson ai.

Në këtë situatë, OBSH dhe ECDC kërkojnë veprime urgjente me rritjen e testimeve të rregullta, zgjerimin e aksesit në vetë-testim dhe arritjen e grupeve të popullsisë që nuk përfitojnë dot nga shërbimet shëndetësore tradicionale.