OBSh bën disa sqarime mbi lajmet e rreme për koronavirusin - Gazeta Express
string(58) "obsh-ben-disa-sqarime-mbi-lajmet-e-rreme-per-koronavirusin"

OBSh bën disa sqarime mbi lajmet e rreme për koronavirusin

Gazeta Express

30/03/2020 19:22

OBSh-ja, ka dhënë disa sqarime ne lidhje me disa metoda, që janë duke qarkullluar në internet, që tregojnë se mund të jesh infektuar me virus. Gjithashtu, ndalet tek lajmet që tregojnë për përdorimin e alkoolit dhe ndikimin që ka moti tek përha pja e koronavirusit.

Në një deklaratë të ditës së djeshme, OBSH-ja sqaron se mbajtja e frymës për 10 sekonda pa u kollitur dhe pa ndjenja shqetësimi nuk do të thotë se nuk je I infektuar nga koronaviruis.

Lexo Edhe:

E vetmja mënyrë për ta zbuluar këtë, është testi laboratorik.

Një tjetër sqarim që zyrtarët e OBSH-së e kanë bërë është se koronavirusi mund të transmetohet ne të gjitha zonat. Si në ato të ftohtat ashtu edhe në të ngrohtat.

“Nëse jentoni  në zona kur ka raste me koronavirus, duhet të respektoni rregullat dhe të merrni masat mbrojtëse. Virusi bartet edhe në temperatura të larta edhe në të ulta, dhe nuk zgjedh klimë”.

Por nuk kanë qarkulluar vetëm këto lajme:

-OBSh nuk sugjeron që të bëhet banjë me ujë të nxehtë, kjo metodë nuk e vret virusin.

-COVID-19 nuk mund të transmetohet përmes pickimit të mushkonjave

-Spërkatja e alkoolit a po klorit në trup nuk e vret virusin

-Mos konsumoni alkool, se pse rrezikoni shëndetin tuaj./Gazeta Ex press