OBSH alarm për shurupet e kollës të prodhuara në Indi pas vdekjeve te fëmijët - Gazeta Express
string(77) "obsh-alarm-per-shurupet-e-kolles-te-prodhuara-ne-indi-pas-vdekjeve-te-femijet"

OBSH alarm për shurupet e kollës të prodhuara në Indi pas vdekjeve te fëmijët

Shneta

Gazeta Express

06/10/2022 13:01

Një alarm global është lëshuar për katër shurupe për kollën, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se ato mund të lidhen me vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia.

Produktet ishin prodhuar nga kompania indiane ‘Maiden Pharmaceuticals’, e cila kishte dështuar të jepte garanci për sigurinë e tyre, shtoi OBSH.

Lexo Edhe:

OBSH i identifikoi ilaçet si solucioni Oral Promethazine, shurupi i kollës për fëmijë Kofexmalin, shurupi i kollës për bebe Makoff dhe Shurupi Magrip N Cold, shkruan BBC.

Katër produktet ishin identifikuar në Gambia, por “mund të jenë shpërndarë përmes tregjeve informale në vende ose rajone të tjera”, shtoi OBSH, në alarmin e publikuar në faqen e saj të internetit.

OBSH paralajmëroi se përdorimi i tyre mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht te fëmijët.

Ndërhyrja e OBSH-së erdhi pasi autoritetet mjekësore në Gambia, një destinacion popullor turistik, zbuluan një rritje të rasteve të dëmtimit akut të veshkave tek fëmijët nën moshën pesë vjeç në fund të korrikut. /Euronews albania