Obiliqi dikur dhe sot, cilat projekte sipas Xhafer Gashit të LDK-së ishin më të rëndësishmet gjatë mandatit të tij? Kryetari i Obiliqit në Pressing - Gazeta Express
string(145) "obiliqi-dikur-dhe-sot-cilat-projekte-sipas-xhafer-gashit-te-ldk-se-ishin-me-te-rendesishmet-gjate-mandatit-te-tij-kryetari-i-obiliqit-ne-pressing"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 20:46

Obiliqi dikur dhe sot, cilat projekte sipas Xhafer Gashit të LDK-së ishin më të rëndësishmet gjatë mandatit të tij? Kryetari i Obiliqit në Pressing

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 20:46

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi që garon nga radhët e LDK-së për edhe një mandat në krye të këtij qyteti, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka folur për projektet që ka realizuar dhe ato që kanë nisur.

Si projekt të madh ka përmendur Ngrohjen Qendrore të  Qytetit, që thotë se do të përfshijë deri në 80%  të territorit.

Por, ka treguar se përballen me probleme financiare edhe për të marrë kredi jashtë Kosovës për shkak të sanksioneve të BE-së.

“Kemi filluar ngrohjen qendrore, një projekt domethënës, projekt që ka impakt në kursimin e energjisë dhe ndotjen e ambientit, gjatë dimrit ndotja është me e madhe. Ky ka qenë një ndër projektet më të mëdha. Është ndërtu objeti ku do të ndërtohen stabilimentet e shpërndarjes së nxehtësisë. Në fakt ne e kemi bërë projektin për 80% të territorit të Obiliqit, faza parë është përmbyllur”, ka thënë ai.

Ai tutje, ka folur edhe për projektet e tjera të realizuara.

“Janë realizu sa i përket çështjes së infrastrukturës, është ndërtuar ura mbi lumin Drenica në Grabovc, është fillu pishina gjysmë olimpike që do të jetë në shërbim të nxënësve, janë ndërtuar dy sallat të edukatës fizike, është shtri rrjet ndriçimi, trotuare, është bërë brezi i gjelbërt për rreth KEK’ut, si dhe për këmbësorë, janë funksionalizu dy çerdhe nga shtatori”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Emisionin e plotë “Pressing” mund ta ndiqni KËTU