Obeziteti - Gazeta Express
string(9) "obeziteti"

Shneta

Gazeta Express

02/03/2026 9:50

Obeziteti

Shneta

Gazeta Express

02/03/2026 9:50

Obeziteti është sëmundje korinike që karakterizohet me shtim në peshë. Ndarja e peshës në përgjithësi bëhet në: nën peshë, peshë normale, mbipeshë, obezitet grada 1, grada 2 dhe grada 3 (obezitet patologjik)! Kjo ndarje bëhet në baze të BMI (body mass index) që caktohet përmes peshës dhe gjatësisë së përsonit gjegjës!

Obeziteti është sëmundje kronikë që mund të sjell pasoja të shumta si: diabetin, infertilitetin, hipertensionin arterial, sëmundjet e zemrës, dëmitmet e bushtit kurrizor, dëmtimet e nyjeve, sulm në tru, gurët në idhëz, astmën bronkiale, venat varikoze, kancere të ndryshëm, etj.!

Obeziteti është shumë i përhapur, p.sh. ne tërë botën jane rreth 12.5 njerëz me obezitet, ndersa në vendet e zhvillaura rreth 33 % janë obez, ndërsa rreth 70% janë me mbipeshë.

Shkaktarët e Obezitetit janë:

– Ushqimi i tepruar me mos aktivitet fizik të mjaftueshëm
– Hipotireoza (prodhim i pamjaftueshëm i hormoneve te gjëndrës tiroide)
– Gjenet
– Sëmundja e Cushing-ut
– Insulinoma (tumor që prodhon insulinë)
– PCOS
– etj.

Trajtimi konsiston:
– Ndërrimin e stilit të jetës (dieta dhe sporti) – më e preferuara,
– Trajtimi i sëmundjeve që shkaktojnë obezitet (p.sh. hipotireozën),
– Pirja e ujit (para ushqimeve)
– Medikamentet (Orlistat, Qsymia, Contrave, Topiramate, Saxenda, Ozempic, etj.)
– Baloni gastrik
– Operimi (Sleeve gastrectomy)

Te gjitha trajtimet e mësipërme i kanë edhe disa kondita/kushte që duhet të plotësohen para se të aplikohen pasi kanë efkte anësore të padëshirueshme ose edhe të rrezikshme!

Trajtimi duhet të jetë i individualizuar.

Trajtimi duhet të fillojë që në momentin që kemi mbipeshë që të mos vije deri të obeziteti me pasojat e tij të rënda për shëndetin.

Parandalimi është shumë më i lehtë se trajtimi, prandaj, që nga tani të fillojmë të ndërrojmë stilin e jetës duke u marrë më shumë me sport (apo ecje) dhe duke konsumuar ushqim të shëndetshëm që të jemi shembull për fëmijët tonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement