Obama shpalos listën e hiteve të verës që po dëgjon, kjo është kënga e Dua Lipës që i pëlqen - Gazeta Express
string(91) "obama-shpalos-listen-e-hiteve-te-veres-qe-po-degjon-kjo-eshte-kenga-e-dua-lipes-qe-i-pelqen"

Gazeta Express

18/08/2020 10:51

Obama shpalos listën e hiteve të verës që po dëgjon, kjo është kënga e Dua Lipës që i pëlqen

Gazeta Express

18/08/2020 10:51

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpalosur listën e këngëve që ai dhe familja e tij po dëgjojnë më së shumti këtë verë. E në mesin e këtyre këngëve është edhe një këngë nga Dua Lipa.

Siç bën secilin vit, Barack Obama edhe për këtë verë ka zbuluar listën e këngëve që ai ka dëgjuar më së shumti gjatë sezonës.

Lexo Edhe:

Obama me anë të një postimi ka treguar se gjatë muajve të fundit, ai ka kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen e tij dhe ka dashur të ndajë disa nga më të preferuarat nga vera, përcjell Gazeta Express.

E në mesin e shumë hiteve dhe këngëve kryesisht të artistëve me ngjyrë, ish-presidenti i SHBA-së ka përfshirë edhe një artiste shqiptare.

Bëhet fjalë për Dua Lipën dhe bashkëpunimin e saj me artistët latinë, J Blavin e Bad Bunny dhe këngën e tyre ‘Un Dia’.

E duket se depërtimi i Duas në Amerikë po shkon shumë mirë, sidomos pas publikimit të albumit të dytë, Future Nostalgia./Gazeta Express/

J. Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny, Tainy – UN DIA (ONE DAY)