Obama kujton Kobe Bryant: Humbja e vajzës edhe më e rëndë - Gazeta Express

Obama kujton Kobe Bryant: Humbja e vajzës edhe më e rëndë

Lajme

Gazeta Express

26/01/2020 23:28

Vdekjen e legjendës së basketbollit Kobe Bryant e ka komentuar edhe ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Ai ka thënë se edhe më e rëndë është vdekja e së bijës së Bryantit, Giannas 13-vjeçare.

“Kobe ishte legjendë në parket dhe sapo kishte nisur atë që mund të vlerësohet si akti i dytë. Humbja e Giannas është edhe më e rëndë për ne si prindër. Michelle dhe unë iu dërgojmë dashuri dhe lutje për Vanessan dhe familjen Bryant në një ditë të pabesueshme”, ka shkruar Obama në Tëitter.

Sot Bryant, vajza e tij dhe tre persona të tjerë vdiqën si pasojë e rrëzimit të helikopterit.