string(71) "obama-i-jep-fund-thashethemeve-per-divorc-dedikimi-i-embel-per-michelle"

Yjet

Gazeta Express

12/05/2025 19:40

Obama i jep fund thashethemeve për divorc, dedikimi i ëmbël për Michelle

Yjet

Gazeta Express

12/05/2025 19:40

“Michelle Obama, unë dhe vajzat jemi me shumë fat që të kemi në jetën tonë. Të duam”

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka zgjedhur Ditën e Nënës për t’u shprehur publikisht, jo vetëm për të nderuar figurën e nënës, por edhe për t’i vënë njëherë e mirë pikën spekulimeve për një krizë martesore me Michelle.

“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha nënat dhe figurat amësore të jashtëzakonshme!”, shkroi ai në platformën X, duke e shoqëruar mesazhin me një foto familjare të Michelle me vajzat e tyre, Malian dhe Sashan.

“Michelle Obama, unë dhe vajzat jemi me shumë fat që të kemi në jetën tonë. Të duam”, përfundon postimi.

Ky gjest i ndjerë erdhi pas disa muajsh thashetheme që aludonin për një ndarje të mundshme mes çiftit, sidomos pas mungesës së Michelle në disa evente të rëndësishme publike.