Grupi legjendar britanik “Oasis” bëri një homazh emocional për futbollistin e ndjerë Diogo Jota gjatë koncertit të tyre madhështor në “Principality Stadium” në Cardiff, mbrëmjen e së premtes – rikthimi i parë në skenë i vëllezërve Liam dhe Noel Gallagher pas 16 vitesh.
Në një moment prekës gjatë performancës së tyre, grupi luajti hitin e famshëm të vitit 1994, “Live Forever”, në nder të sulmuesit portugez, i cili humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik një ditë më parë.
Një foto e madhe e Jotës u shfaq në ekranin gjigant përballë 75 mijë të pranishmëve, duke shkaktuar një valë emocionesh mes publikut.
Kënga “Live Forever” është një nga më të famshmet të grupit “Oasis” dhe shpesh përdoret si një himn në nder të legjendave të ndjera.
Ajo u cilësua si “kënga më e mirë e të gjitha kohërave” në vitin 2006.
Në të kaluarën, kjo këngë i është dedikuar figurave si John Lennon, Elvis Presley dhe së fundmi bateristit të Foo Fighters, Taylor Hawkins.
Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën menjëherë në aksidentin tragjik në Zamora, Spanjë, kur supermakina e tyre Lamborghini me qira pësoi një defekt të dyshuar në gomë dhe shpërtheu në flakë.
Ata po udhëtonin drejt Santanderit për të kapur tragetin drejt Anglisë, pasi Jotës i ishte rekomanduar të mos fluturonte pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri./GazetaExpress/
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...