Në emisionin sportiv “Favorit” në T7 mbrëmë u prekën shumë tema interesante, mbi të gjitha që kanë të bëjnë me Kombëtaren e Kosovës, e cila në këtë muaj kishte angazhime në Ligën e Kombeve.
Gjithashtu, temë debati ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shkruan “Gazeta Express”.
Analisti i emisionit, Taulant Dajaku e kritikoi nënkryetarin e Trepçës, Avni Haxhiu, për të cilin tha se e ka një besim të verbër në kryetarin Ademi.
Ndërkohë, Haxhiu u mundua ta mbrojë tezën dhe mendimin e tij, duke e hedhur poshtë akuzën që ia bëri ish-futbollisti i njohur kosovar.
Për ta parë këtë debat dhe emisionin Favorit të plotë në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/