Dita e sotme ka nisur me debate të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Një ka ndodhur mes Mirit dhe Selit, të cilët gjatë qëndrimit në shtëpi kanë patur një raport mjaft të mirë dhe më pas u kthyen në kundërshtarë me njëri-tjetrin.
Sot, Selin i është drejtuar Mirit që ai është një person i dështuar dhe që nuk ka pasur guxim që të kërkonte falje pas fjalëve që ai nuk di të respektojë femrat. Ndërsa Miri i revoltuar i është drejtuar banores se po nxjerr veten se si është në të vërtetë dhe që mbetet një manipulatore.
Pjesë nga debati:
Selin: O njeri i dështuar.
Miri: Unë i dështuar.
Selin: O palaço cirku, ti je super i dështuar dhe je komplet i pafytyrë. Nuk pate guxim të dilje në Prime edhe të thoje më fal, moj vajzë e dashur, ma nxori goja pa dashje, nuk janë fjalët e mia.
Miri: Jepi gojës, jepi.
Selin: Unë po gjykohem për një fjalë të thënë që nuk janë fjalët e mia. Ti nuk ke guxim të më dalësh përballë, i ikën debateve.
Miri: Ja, po e nxjerr se kush je e vërteta, ti pra je Selin i vërtetë.
Selin: Ky lloj burri je ti.
Miri: Nxjerr nga goja jote vetëm gropa, manipuluese, i ke të gjitha të këqijat e kësaj loje.
Selin: Niveli i lojës tuaj i përket rrugës, edhe i përket burrave, nuk dini ju të respektoni një femër.
Miri: Je ofenduesja numër dy në këtë shtëpi.
Selin: Ju jeni mësuar me lacat te bilardo.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...