“O llapush”, i bullizuar nga fshati, i riu i drejtohet Doktor Plastik dhe Spitalit Amerikan dhe i ndryshon jeta - Gazeta Express
string(107) "o-llapush-i-bullizuar-nga-fshati-i-riu-i-drejtohet-doktor-plastik-dhe-spitalit-amerikan-dhe-i-ndryshon-jeta"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2021 22:43

“O llapush”, i bullizuar nga fshati, i riu i drejtohet Doktor Plastik dhe Spitalit Amerikan dhe i ndryshon jeta

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2021 22:43

Ka qenë një histori tepër emocionuese, kjo e episodit të ri të shfaqur në ekranin e ABC këtë të shtunë. Një djalë 15 vjeçar, nxënës i shkollës 9-vjeçare në fshatin Tërpan i drejtohet Doktor Plastik dhe Spitalit Amerikan për të bërë rimodelimin e veshëve.

Në dukje një nga ndërhyrjet e lehta të kirurgjisë plastike, ky operacion sipas nënës së djalit do ta shpëtonte njëherë e mirë të birin nga sharjet dhe ofendimet e shokëve të shkollës.

Lexo Edhe:

Çfarë e bëri akoma më emocionues rrëfimin e Sindi Durhanajt dhe nënës së tij ishte fakti, që jo vetëm shokët, por djaloshi bullizohej nga vetë mësuesi i shkollës. Megjithëse, kjo gjë ishte bërë problem në shkollë, sërish mësuesi vijonte i qetë të japë mësim në atë shkollë.

Por pas operacionit të realizuar nga Dr. Rezarta Kapaj, Sindi jo vetëm do të rigjejë forcën për të jetuar bukur por edhe për të ndryshuar katërçipërisht jetën e tij. Çfarë do të ndodhë në fund të emisionit? Si do ta presin ndryshimin miqtë e tij?

A do të vijojë të shkojë në të njëjtën shkollë? Ndiqni të plotë emisionit në linkun e mëposhtëm.