Nxënësit në Republika Srpska vazhdojnë të mësojnë lavde për kriminelët e luftës, jo dënimet e tyre - Gazeta Express
string(97) "nxenesit-ne-republika-srpska-vazhdojne-te-mesojne-lavde-per-kriminelet-e-luftes-jo-denimet-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 7:00

Nxënësit në Republika Srpska vazhdojnë të mësojnë lavde për kriminelët e luftës, jo dënimet e tyre

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 7:00

Pavarësisht një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, një libër historie për nxënësit e shkollave të mesme në entitetin e Republika Srpska vazhdon të injorojë krimet e luftës për të cilat janë dënuar Radovan Karadxhiq dhe Ratko Mladiq.

Nxënësit e klasës së nëntë, të moshës 15 deri në 16 vjeç, në këtë entitet me shumicë serbe, do të vazhdojnë të mësojnë për rolin e tyre të ashtuquajtur “të rëndësishëm” në krijimin e Republika Srpska, por pa asnjë përmendje të dënimeve të tyre për krime lufte dhe gjenocid nga Tribunal i Hagës.

Më herët gjatë këtij viti, Gjykata Kushtetuese e shpalli të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Ligjin Kuadër për Arsimin e Lartë përmbajtjen e disa pjesëve të librit të historisë për klasën e nëntë, të përdorur në shkollat e Republika Srpska.

Konkretisht, bëhet fjalë për faqet 185 deri në 192 të këtij teksti shkollor, të cilat janë shkruar nga Dragisha Vasiq dhe botuar nga Ndërmarrja Publike për Tekste dhe Ndihmesa Mësimore me seli në Sarajevën Lindore. Në këto faqe, Karadxhiq dhe Mladiq paraqiten si figura kyçe në themelimin e entitetit, pa ndonjë referencë për veprat penale për të cilat janë shpallur fajtorë.

Përkundër vendimit të gjykatës, autoritetet në Republika Srpska nuk kanë ndërmarrë ende hapa për të ndryshuar ose hequr këto përmbajtje nga programi mësimor. /Balkaninsight