Nxënësit japonezë pastrojnë klasat dhe banjot në fund të mësimit - Gazeta Express
string(64) "nxenesit-japoneze-pastrojne-klasat-dhe-banjat-ne-fund-te-mesimit"

Gazeta Express

23/02/2020 8:32

Nxënësit japonezë pastrojnë klasat dhe banjot në fund të mësimit

Gazeta Express

23/02/2020 8:32

Nxënësit japonezë e përjetojnë shkollën në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga e jona. Ata mësojnë ndjenjën e përgjegjësisë që në moshë të re. Pavarësisht globalizmit, shoqëria japoneze është shumë ndryshe nga ato që ne njohim dhe quajmë Perëndimore. Një shoqëri dhe një botë shumë e përparuar teknologjikisht, por e bashkuar me kulturën dhe traditat e tyre.

Nxënësit japonezë mësojnë bashkërisht vlera dhe nocione. Kështu ata mësojnë të numërojnë, por edhe të jenë pjesë e një komuniteti. Sistemi arsimor i Japonisë njihet si një nga më të mirët në botë.

Lexo Edhe:

Le të shohim faktorët që i bëjnë nxënësit japonezë kaq të ndryshëm dhe të përgatitur.

Parësore janë sjelljet dhe edukimi i mirë, pastaj njohuritë

Deri në moshën 10 vjeç, nxënësit japonezë nuk bëjnë provime ose teste aftësie. Ata mësohen të respektojnë njerëzit dhe kafshët, të jenë zemërgjerë dhe të sinqertë.

Ata mësojnë ta mbajnë shkollën e tyre të pastër dhe të rregullt

Në vend që të punësojnë njerëz ose kompani për të pastruar klasat, janë nxënësit ata që janë përgjegjës për t’i mbajtur ato të pastra. Në këtë mënyrë, ata mësojnë që në moshë të vogël konceptet e higjienës, pastërtisë dhe përgjegjësisë, si më të rëndësishme se ato të matematikës.

Nxënësit dhe mësuesit hanë së bashku

Të gjithë pjesëmarrësit e shkollës, nxënësit dhe mësuesit, hanë të njëjtin vakt, pa dallime. Kjo ndodh sepse menutë e shkollës janë gjithmonë të përgatitura nga kuzhinier të specializuar dhe nutricionistë. Madje disa nga produktet janë kultivuar në kopshtet e shkollës.

Studiojnë artin e kaligrafisë dhe poezisë

Në Japoni, arti i pikturës vlerësohet si arti i të shkruarit. Gjithashtu haiku, një formë poezie, e vlerësuar shumë nga nxënësit japonezë, sepse fëmijët mësojnë të respektojnë historinë e të parëve të tyre.

Uniformat janë të detyrueshme në shumë shkolla

Nga të gjithë nxënësit kërkohet që të veshin uniforma shkollore. Shumica e instituteve kanë uniformat e tyre, djemtë shpesh veshin rroba të stilit ushtarak dhe vajzat veshin një fund dhe bluzë marinari.

Provimet përfundimtare të çdo cikli studimi konsiderohen themelore për vazhdimin e rrugës shkollore. Pothuajse 80% e studentëve japonezë e kalojnë atë në mënyrë të shkëlqyer. Një sistem arsimor shumë i ndryshëm nga ai që njohim. Është e vështirë të thuhet nëse është më mirë apo jo. Sigurisht që ka avantazhin e edukimit dhe aftësimit të njerëzve, si dhe mësimdhënies.