Nxënësi vdes në aksident trafiku, shkolla fillore në Pejë: Dhimbje e madhe, e humbëm Aronin me të cilin krenoheshim të gjithë - Gazeta Express
string(122) "nxenesi-vdes-ne-aksident-trafiku-shkolla-fillore-ne-peje-dhimbje-e-madhe-e-humbem-aronin-me-te-cilin-krenoheshim-te-gjithe"

Ballina

Gazeta Express

31/10/2024 9:17

Nxënësi vdes në aksident trafiku, shkolla fillore në Pejë: Dhimbje e madhe, e humbëm Aronin me të cilin krenoheshim të gjithë

Ballina

Gazeta Express

31/10/2024 9:17

Aron Mazrekaj, një nxënës i shkollës fillore në Pejë vdiq të mërkurën si pasojë e një aksidenti të trafikut në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Shkolla ku ai mësoi u ka shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve e shoqeve të tij, duke e kujtuar atë si djalë “të urtë, të qetë e shembullor”.

“Dhimbje e madhe ! E rëndë dhe e veshtirë ta kuptojmë për ty Aron se paske lënë ëndrrat në gjysmë! I urtë ,i qetë e shembullor, të gjithë u krenoheshim me ty, pse na ike Aron!”, thuhet në reagimin e shkollës “Asdreni”.

“Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë”, u tha se stafi i shkollës e mori lajmin për vdekjen e nxënësit të dalluar.

“Aroni ishte një shembull frymëzues për të gjithë ne. Me përkushtimin e tij në mësime, me mirësinë që tregonte për shokët, dhe me respektin ndaj mësimdhënësve dhe stafit, Aroni pasqyronte vlerat më të larta të shkollës sonë. Si i tillë me pelqimin e të gjithëve u zgjodh KRYETAR I KËSHILlIT TË NXËNËSVE TË SHKoLLËS. Ai dallohej për bujarinë dhe shpirtin e tij të pastër. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe të ofronte një fjalë të mirë, duke lënë gjurmë në zemrat e të gjithëve që e njohën. Largimi i tij do të krijojë një boshllëk të madh në shkollën tonë dhe në komunitetin që e rrethonte”, thuhet në reagim.

Stafi i shkollës ndan dhimbjen dhe kujtimin me të afërmit për “një djalë të jashtëzakonshem, i cili do të jetojë gjithmonë në zemrat tona”.

“Çdo sukses dhe aktivitet në shkollë emrin e mbante Aron Mazrekaj. Çdo pritje çdo prezentim krah drejtoris së shkollës ishe Ti . Bursa që u nda për ty mbeti në letër! Pusho në paqe, Aroni ynë! Me dhimbje të madhe! Drejtoria e shkollës që aq shumë të deshti!”, thuhet në reagim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement