Nxehtë dhe shi, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme - Gazeta Express

Nxehtë dhe shi, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 20:15

Në ditët e ardhshme më nxehtë, me mundësi për riga lokale shiu.  Në fundjavë rënie e temperaturave dhe reshje lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot më i nxehtë, me vranësira e intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu.

Lexo Edhe:

Ditën e shtunë do të ketë edhe reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima, derisa temperaturat pësojnë rënie.  Të dielën e të hënën mbeten kushte për riga lokale shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare, e ditën e enjte vlerat e çastit mund të rriten edhe në të dobëta, ndërsa nga dita e shtunë pritet përmirësim ku indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.

16.09 – Mot i nxehtë me vranësira dhe intervale me diell.  Kohëpaskohe priten edhe riga lokale shiu.

17.09 – Vranësira dhe intervale me diell.  Pasdite edhe me erë, me mundësi dhe për riga lokale shiu.

18.09 – Kryesisht me vranësira, e që nga orët e paradites priten mundësi për reshje lokale shiu, ku pasdites shoqërohen edhe me bubullima.

19.09 – Intervale me diell dhe vranësira.  Pasdite me mundësi për riga lokale shiu.

20.09 – Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje lokale shiu orëve të pasdites.

Temperaturat e ajrit shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga fundjava me tendencë të rënies.  Minimalet luhaten nga 13C deri 17C, e ato maksimale rriten edhe mbi 30C ditën e enjte, e zbresin në 24C e 22C, të shtunën e të hënën.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-8m/s, të premten me hove nga jugperëndimi deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike zbret edhe nën vlera normale, e të hënën me tendencë të rritjes.