“Nxehet” gara në Superligën e basketbollit - Gazeta Express
string(40) "nxehet-gara-ne-superligen-e-basketbollit"

Moral Pozhegu

20/01/2020 8:12

“Nxehet” gara në Superligën e basketbollit

Moral Pozhegu

20/01/2020 8:12

Superliga e basketbollit kosovar po bëhet gjithnjë e më interesante. Peja e ka fituar derbin me Prishtinën, kurse Rahoveci e mori kreun pas fitores ndaj Lipjanit

Pas ndeshjeve të zhvilluara fundjavën që shkoi, në kuadër të xhiros së 21-të, Superliga e basketbollit kosovar po bëhet gjithnjë e më interesante dhe e “nxehtë”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Peja e fitoi derbin me Sigal Prishtinën me rezultat 82:76 për të hyrë seriozisht në garë për titull të kampionit, mbi të gjitha pas përforcimeve që i bëri gjatë këtij muaji.

Ndërsa, humbjen e kampionit aktual e shfrytëzoi Rahoveci, i cili me fitore ndaj Lipjanit e merr kreun së bashku me Bardhekaltrit kryeqytetas.

Golden Eagle Ylli po ashtu shfaqi siguri duke e mundur Trepçën e pafuqishme.

Kurse, dueli tjetër i kësaj xhiroje në mes të Ponte Prizrenit dhe Feronikelit i takoi ekipit prizrenas. /Gazeta Express/