Nutricionistët pohojnë se ky peshk është më i shëndetshëm - Gazeta Express
string(57) "nutricionistet-pohojne-se-ky-peshk-eshte-me-i-shendetshem"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

10/06/2022 20:08

Nutricionistët pohojnë se ky peshk është më i shëndetshëm

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

10/06/2022 20:08

Të gjithë e dinë se sa e shëndetshme është që të hani peshk. Jo vetëm që është plot proteina dhe ka pak yndyra të ngopura, por është gjithashtu i pasur edhe me acide yndyrore omega-3, të cilat janë shumë të dobishme për trupin.

Sipas nutricionistëve, peshku më i shëndetshëm është salmoni, i ndjekur nga sardelet, açuga, mustak, merluci dhe trofta. Salmoni është i pasur me proteina dhe aminoacide. Ai përmban gjithashtu komponentë që kanë një rëndësi të madhe për shëndetin e kyçeve.

Lexo Edhe:

Ndihmon gjithashtu për funksionimin e duhur të traktit tretës dhe rregullimin e insulinës. Përveçse një burim i shkëlqyer i proteinave, salmoni përmban sasi të dobishme të elementëve të tjerë si vitaminat B, dhe minerale si seleniumi, fosfori dhe kaliumi, hekuri, zinku etj.

Salmoni është i mirë për:

Sistemin nervor dhe trurin.

Zemrën dhe enët e gjakut.

Muskujt dhe sistemin muskuloskeletor.

Sytë, lëkurën dhe flokët e shëndetshëm.

Gjumin e mirë dhe metabolizmin e shëndetshëm.