Një grua zemërthyer tronditi të ftuarit kur në dasmë lexoi bisedat e të fejuarit me të dashurën e tij, në vend të betimeve që bëhen gjatë kurorëzimit.
Gruaja e njohur me pseudonimin Casey e ndau historinë e saj të trishtë përmes një reviste, transmeton Telegrafi.
Ajo tha se e mori vesh një natë para martesës që i fejuari i saj po e tradhtonte.
Kështu, ajo deshi që ta ekspozonte të fejuarin para të gjithë të ftuarve në dasmën e tyre.
Në vend të betimeve, ajo lexoi mesazhet ‘screnshot’ që kishte bërë i fejuari me të dashurën e tij.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...