Nuse si Dafina, këngëtarja zbulon imazhet - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

14/08/2020 11:41

Nuse si Dafina, këngëtarja zbulon imazhet

Rozë

Gazeta Express

14/08/2020 11:41

Dafina Zeqiri ka publikuar imazhet për projektin e shumë përfolur ku paraqitet si nuse.

Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe duke treguar dukjen e saj për të cilën po flitet shumë këto ditë.

Artistja shihet si një nuse, kombinuar me tradicionalen dhe modernen dhe shfaqet si nuse që nuk keni parë asnjëherë më parë, shkruan Gazeta Express.

Në këto poza këngëtarja shihet në pozitën duke qëndruar gati për ‘të marrë dorë’, me sytë mbyllur e duke iu hequ shamia e kuqe nga koka.

Këtë postim Dafina e ka përshkruar vetëm me shenjën e dollarit, ndërsa ende nuk po tregon ndonjë detaj për këtë projekt, për emrin e këngës apo për datën e publikimit.

Kënga pritet të jetë pjesë e videoklipit ‘Dafinë moj…’ që këngëtarja do të nxjerrë këtë vit, i cili duket se do të ketë edhe përmbajtje folkorike dhe këtë e paralajmëron edhe në projektin ku shfaqet si nuse.

View this post on Instagram

$

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

Dafina ka hutuar të gjithë gjatë ditës së djeshme, kur ka postuar një fotografi ku shihet si një nuse shqiptare, por moderne, ndërsa ka fshirë të gjitha fotografitë që ka postuar më herët në profilin e saj në rrjetin social Instagram.

Dafina kishte treguar në intervista se pjesë e albumit do jetë edhe nëna e saj, e cila do të këndojë një këngë.

Ajo ka thënë se albumi nuk ka një datë të saktë të publikimit, për shkak se dëshiron të jetë kompletuar në të gjitha aspektet, dhe paralajmëroi fansat edhe për disa bashkëpunime speciale./Gazeta Express/