Nurellari për pezullimin e dialogut nga SHBA: Shuplaka më e rëndë që ka marr Kurti – pika më e ulët e marrëdhënieve me Kosovën - Gazeta Express
string(123) "nurellari-per-pezullimin-e-dialogut-nga-shba-shuplaka-me-e-rende-qe-ka-marr-kurti-pika-me-e-ulet-e-marredhenieve-me-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 21:43

Nurellari për pezullimin e dialogut nga SHBA: Shuplaka më e rëndë që ka marr Kurti – pika më e ulët e marrëdhënieve me Kosovën

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 21:43

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, e cilësoi pezullimin e dialogut nga SHBA-ja si një akt të rëndë dhe një shuplakë politike ndaj kryeministrit Kurti, duke theksuar ndikimin e madh të këtij vendimi për marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

“Është një akt shumë i rëndë, është pika më e ulët e marrëdhënieve midis Kosovës dhe SHBA-së. Është një sanksion politik.

SHBA-ja po thotë se Kosova e ka humbur privilegjin e partnerit të ngusht strategjik dhe e ka gishtin drejtuar qartazi sepse drejtohet kritika ndaj Kurtit dhe bën madje një lloj diferencimi midis qeverisë dhe popullit të Kosovës.

Kjo është shuplaka më e rëndë që ka marr zoti Kurti dhe bëhet e qartë që impakti është shumë i madh. SHBA-ja janë partneri më i rëndësishëm i Kosovës jo vetëm për sigurinë e Kosovës por edhe si një ndër mbështetësit më të mëdhenj”, u shpreh Nurellari për “Ora News”,