Adri Nurellari, opinionist, ka gjetur kontradiktë të brendshme në ligjëratën e Albin Kurtit në Institutin Zolberg për Lëvizshmëri dhe Mobilitet në ShBA – ku për nga virtyti i emrit të institutit, ai tha se “bota mund të mësojë nga ai…se si boshatiset një vend i tërë pa luftë”.
Postimi i plotë:
Nëse Kurti ka një “arritje” për t’u mburrur nëpër podiume ndërkombëtare, është ky: Kosova ia ka dalë që, në kohë paqeje dhe falë qeverisjes së tij, të largojë me letra të rregullta për rezidencë në BE rreth 13% të popullsisë së saj!
Eurostat tregon se vetëm në 5 vitet që ai ka qenë kryeministër janë marrë 210,450 leje qëndrimi për herë të parë. Vetëm në vitin 2024 kjo shifër qe 38,778 . Pra çdo vit, sa një Malishevë ose një Skenderaj i tërë, marrin leje qëndrimi për herë të parë në BE.
Ky realitet masiv i hidhur nuk llogarit ata që kanë shkuar në Britani, SHBA e gjetkë jashtë BE-së, apo ata që janë azilkërkues ose qëndrojnë në BE ilegalisht.
Madje, Kurti mund të “krenohet” edhe me faktin se këta që shkojnë, nuk kthehen më – dhe sot në BE jetojnë me leje qëndrimi plot 539,467 qytetarë kosovarë.
Pra, nëse bota ka çka të mësojë nga Kosova në këtë konferencë të Zolberg Institute on Migration and Mobility, është pikërisht ky “sukses i madh i mobilitetit” i qeverisë Kurti: si të boshatisësh një vend të tërë pa luftë.
Të dhënat e EUROSTAT: https://ec.europa.eu/…/migr_……