Zyrtari i PDK-së, Adri Nurellari, ka pse Albin Kurti e ka vendosur që Faton Peci të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës.
Ai ka bërë me dije se Kurti dëshiron që të mbajë sa më larg vetes aferat nën hetim të Pecit.
Duke komentuar kandalin e fundit të Pecilit, i cili ka të bëj me shitjen e peshkut me grimba në Kosovë, ai ka thënë se kjo tregon se sigurinë e ulët të ushqimit në Kosovë .
“Kjo shpjegon pse Peci është zgjedhur kandidati i përbashkët i qeverisë në detyrë për të garuar në komunën e Mitrovicës. Kurti, me sa duket, do të mbajë sa më larg vetes aferat nën hetim të Peci-t, si dhe kundërmimin e ushqimeve të kalbura e të krimbura që janë lejuar të shkojnë në tryezat e qytetarëve. Sikur mos të ishte mjaftueshëm i rëndë fakti që çmimet e ushqimeve janë rritur stratosferë, po del edhe që siguria ushqimore ka shkuar përtokë me këto ushqime të krimbura e të rrezikshme që janë lejuar në treg. Kur rriten çmimet dhe bie cilësia, qytetari e ndjen dy herë dhimbjen. Qytetarët e Kosovës nuk kanë më pse të zgjedhin mes varfërisë së çmimeve të papërballueshme dhe neverisë së larvave – të dyja i kanë marrë me Peci-n”, ka shkruar Nurellari.