Nuredin Lushtaku: Rasti është i montuar kundër meje dhe familjes time - Gazeta Express
string(68) "nuredin-lushtaku-rasti-eshte-i-montuar-kunder-meje-dhe-familjes-time"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2022 21:41

Nuredin Lushtaku: Rasti është i montuar kundër meje dhe familjes time

Lajme

Gazeta Express

04/07/2022 21:41

Në Gjykatë Themelore në Mitrovicë po mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-nënkryetarit të Skenderajt Nuredin Lushtaku dhe dy personave të tjerë të dyshuar se ishin përfshirë në rastin ku u plagosën dy policë në Skenderaj, të shtunën rreth mesnatës.

Lushtaku në fjalën e tij para trupit gjykues tha se ky rast është i montuar kundër tij dhe familjes së tij, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Lexo Edhe:

“Rrethanat e këtij rasti konsideroj se janë te montuara kundër meje dhe familjes time”, tha Lushtaku.

Ai tha se duke i dëgjuar fjalët e prokurorisë e çudit fakti se si polici po behet viktimë nga prokuroria.

“Me sa unë e di i kanë edhe dy mjete të tjera ose tri, nëse e sheh që po rrezikohet prej masës ose prej dikujt, e fundit është mundësia e përdorimit të armës, nga policet e tjerë e kam parë që kanë përdorë sprej, çka kish ndodhë nëse edhe ata të gjithë i kishin nxjerrë revolet dhe na kishin drejtu neve, kur është nxjerrë revolja ne jemi tut që po vrahemi, masi që ka gjujt polici me revole, secili veprim ka qenë i ndikuar nga frika e te shtënave, dhe për me ja hjeke revolen mos me vra dikon” – tha ai para trupit gjykues.

Ish-numri dy i Skenderajt shtoi se askush nuk ka nevojë ketë frikë prej tyre, as policia dhe as prokuroria.