Nuredin Dumani në urgjencën e QSUT-së, pësoi krize epileptike - Gazeta Express
string(60) "nuredin-dumani-ne-urgjencen-e-qsut-se-pesoi-krize-epileptike"

Shqiperi

Gazeta Express

08/09/2025 15:25

Nuredin Dumani në urgjencën e QSUT-së, pësoi krize epileptike

Shqiperi

Gazeta Express

08/09/2025 15:25

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, u dërgua me urgjencë në QSUT mbrëmjen e së shtunës, duke ngritur fillimisht dyshime për një helmim të mundshëm.

Pas ekzaminimeve mjekësore, u konstatua se gjendja e tij ishte pasojë e një krize epileptike dhe jo e helmimit, siç ishte aluduar fillimisht.

Dumani u mbajt nën kujdes mjekësor deri në stabilizimin e gjendjes dhe më pas u rikthye në qelinë e tij në IEVP 313.

Gjatë gjithë kohës, ai ka qenë nën monitorimin e Prokurorisë së Posaçme.