Në kuadër të procesit gjyqësor “Plumbi i Artë” ka dëshmuar sot në GJKKO i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.
Ai është përballur me të pandehurit Gentjan Sharra, Petrit Qoli, Enver Dida, të cilët kanë kundërshtuar dëshmitë e Dumanit. Me tone të acaruara ata kanë pretenduar se deklaratat e Dumanit nuk janë të vërteta.
Seanca e radhës do të vijojë pas dy ditësh, të enjten, kur do të dëgjohet sërish dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë.