Nura tregon se anulohet "Mërgata Fest" në Skenderaj, pas vdekjes së ish-basketbollistit Robert Veliu - Gazeta Express
string(98) "nura-tregon-se-anulohet-mergata-fest-ne-skenderaj-pasi-vdekjes-se-ish-basketbollistit-robert-veliu"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 19:06

Nura tregon se anulohet “Mërgata Fest” në Skenderaj, pas vdekjes së ish-basketbollistit Robert Veliu

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 19:06

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se është anuluar

“Mërgata Fest”, pas vdekjes së papritur të Robert Veliut, ish-basketbollistit.

Ai ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Veliut.

“Të nderuar qytetarë, pjesëmarrës të festivalit Mërgata Fest dhe ju bashkatdhetarë, Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, ish-basketbollist profesionist, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet”.

“Duke besuar në mirëkuptim e secilit përballë këtij rasti të dhimbshëm, i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve”, ka thënë Nuri në Facebook. /Gazeta Express