Deputeti i PDK-së Jakup Nura, ka folur për mediat para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive.
Nura deklaroi se VV-ja ka pasur kohë të reflektojë dhe të shoh dëmet që i ka bërë.
“Shpresoj dhe besoj që do të nxjerrë një figurë që është më unifikuese. Ashtu siç edhe e kemi thënë edhe më herët, Partia Demokratike e Kosovës, në qoftë se është një figurë që s’ka qenë i implikuar në krim dhe korrupsion do ta votojmë”. deklaroi ai para mediave njofton Klankosova.
Kjo seancë vjen pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Prej të hënës ka nisur rrjedhja e afatit kushtetues 30 ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Aktgjykimi në fjalë ka sjellur rregulla të reja të lojës.
Një kandidat/e nuk mund të votohet më shumë se 3 herë