Numri i të vdekurve nga sulmi raketor i Iranit gjatë natës në Izraelin qendror është rritur në pesë.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, një viktimë e pestë u gjet gjatë kërkimit në rrënojat e një ndërtese të lartë në Petah Tikva, e cila u dëmtua rëndë në sulm.
Trupat e tre personave të tjerë u gjetën më herët në të njëjtin vend, ndërsa viktima e pestë ishte një burrë që u vra në Bnei Brak, ku një raketë goditi një zonë banimi dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.
Shërbimet e emergjencës thanë se 92 persona u dërguan në spitale, shumica me lëndime të lehta.
Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar për të paktën tre persona që besohet se janë bllokuar nën rrënojat e një ndërtese në Haifa që u godit gjithashtu nga një raketë.
Sipas Israel Times, dy nga katër personat e vrarë në Petah Tikva ishin në një dhomë të mbrojtur brenda shtëpisë së tyre, raportoi Radio Ushtarake, duke cituar një hetim paraprak.
Sipas raportit, një predhë me një kokë të madhe shpërthyese goditi murin pikërisht midis dy dhomave të përforcuara, të cilat nuk mundën t’i rezistojnë intensitetit të shpërthimit.
Dy viktimat e mbetura, sipas Radios së Ushtrisë, nuk ndodheshin në dhoma të mbrojtura në kohën e impaktit. Një person ishte në katin mbi vendin e impaktit, ndërsa tjetri vdiq në një ndërtesë fqinje të goditur nga vala e shpërthimit.