Numri i rasteve aktive ka shënuar rritje brenda pesë ditëve - Gazeta Express
string(59) "numri-i-rasteve-aktive-ka-shenuar-rritje-brenda-pese-diteve"

Numri i rasteve aktive ka shënuar rritje brenda pesë ditëve

Ballina

Gazeta Express

26/10/2021 10:28

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni është 6.187, ndërsa ka shënuar rritje në krahasim me javën e kaluar.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, gjysma e rasteve aktive janë në Shkup (3.190). Ndërsa numër të lartë të të infektuarve ka në Kumanovë (446), Veles (309) dhe Prilep (245).

Lexo Edhe:

Numra treshifrorë kan edhe Shtipi (198), Kavadari dhe Ohri me 190, Koçani (151), Strumicë (143), Tetova (104), Kriva Pallanka (111).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 199.901, numri i të shëruarve është 186.652, numri i të vdekurve është 7.062.

Dje janë regjistruar 135 raste të reja, pra 9 për qind e të testuarve.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.366.002 testime të Covid-19.