Numri 2 i listës së AAK’së thotë se nuk është zëvendësuar nga partia - Gazeta Express
string(67) "numri-2-i-listes-se-aakse-thote-se-nuk-eshte-zevendesuar-nga-partia"

Numri 2 i listës së AAK’së thotë se nuk është zëvendësuar nga partia

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 13:45

Shemsedin Dreshaj, kandidati numër 2 i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk është zëvendësuar me ndonjë kandidatë tjetër pavarësisht që Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), gjeti se ai është i dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit, për një gjobë në trafik në vlerë 18 euro.

Në një prononcim për Express, Dreshaj tha se largimi i tij nga lista ka qenë gabim dhe për këtë arsyer ai do të vazhdojë që të jetë në listë.

Lexo Edhe:

“Po unë jam i pazëvendësuar. Unë vazhdoj të jem në listë. Ka qenë gabim largimi im por që do të jem në listë”, ka thënë ai për Express.

 Në ndërkohë Express mëson se AAK’ja tashmë ka dorëzuar emrat e tri zëvendësimeve. Bëhet fjalë për zëvendësimin e Gani Dreshajt, Shqipe Kastratit dhe Rrahim Ajetit, të tre të dënuar me vendim të formës së prerë.

Përveç AAK-së edhe Nisma Socialdemokrate dhe LVV-ja kanë dërguar ankesë në PZAP, pasi disa kandidatë të tyre për deputet nuk kanë arritur të certifikohen.

Nga Lëvizja Vetëvendosje procesin e certifikimit nuk e ka kaluar as kreu i kësaj partie, Albin Kurti.

Pas pak minutash pritet që PZAP-ja të dalë me njoftim zyrtar mbi ankesat e nëntë subjekteve politike në lidhje me moscertifikimin nga KQZ-ja. /Express/