Numërohen kutitë e fundit në Kavajë, PS në avantazh në Luz të Vogël - Gazeta Express
string(66) "numerohen-kutite-e-fundit-ne-kavaje-ps-ne-avantazh-ne-luz-te-vogel"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 23:32

Numërohen kutitë e fundit në Kavajë, PS në avantazh në Luz të Vogël

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 23:32

Në fshatin Luz i Vogël, Partia Socialiste është në avantazh.

Ndërkaq, kandidati i “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja reagoi përmes një postimi në Facebook pas rezultatit që e tregoi bindshëm si fitues.

“Faleminderit nga zemra! Kavaja dhe kavajasit sot janë zemra e Shqipërisë! Një shpresë e madhe për një fillim të ri për të gjithë e që ngroh zemrat e mijëra shqiptarëve si në kohërat e saj më të lavdishme. Kavaja sonte është një magjepsje! Mirënjohje përjetë”,-shkruan ai.

Bëhet me dije se dhe dy kuti kanë mbetur për t’u numëruar në Kavajë, për të zyrtarizuar rezultatin.