Numërimi i votave në Deçan, Prokuroria ndalon për 48 orë një Kryesuese të Komisionit - Gazeta Express
string(83) "numerimi-i-votave-ne-decan-prokuroria-ndalon-per-48-ore-nje-kryesuese-te-komisionit"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 11:16

Numërimi i votave në Deçan, Prokuroria ndalon për 48 orë një Kryesuese të Komisionit

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 11:16

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, në një përgjigje për Express ka konfirmuar se me urdhër të Prokurorisë së shtetit është ndaluar për 48 orë një kryesuese e KQZ-së për procesin e numërimit të votave në Deçan.

Ai ka thënë se brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesa për sigurimin e prezencës së saj në procedurë penale.

“Është ndaluar për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, edhe një kryesuese për rastin e procesit të numërimit të votimeve në Deçan. Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, ka thënë Nikçi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement