“Numan Baliq të ndëshkohet nga shteti dhe shoqëria që abuzoi seksualisht me një grua” - Gazeta Express
string(83) "numan-baliq-te-ndeshkohet-nga-shteti-dhe-shoqeria-qe-abuzoi-seksualisht-me-nje-grua"

“Numan Baliq të ndëshkohet nga shteti dhe shoqëria që abuzoi seksualisht me një grua”

Gazeta Express

13/08/2020 16:21

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, po kërkon nga shteti dhe shoqëria ta ndëshkojnë Numan Baliqin, pasi dyshohet se abuzoi seksualisht me një grua

Haxhiu ka shkruar në Facebook se kjo mendësi që gratë mund të sulmohen e të dhunohen me lehtësi, përveç e papranueshme, duhet të jetë edhe e dënueshme.

Lexo Edhe:

“Kjo mendësi që gratë mund të sulmohen e dhunohen me kaq lehtësi, përveç e papranushme duhet të jetë e ndëshkueshme. Së pari nga shteti e pastaj edhe nga shoqëria. Institucionet shëndetësore, dhe jo vetëm, është e patolerushme të shndërrohen në vende ngacmimi e dhunimi i grave”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka shtuar se çfarëdo injorimi nga ana e institucioneve, është miratim që dhuna e sulmet seksuale të vazhdojnë të ndodhin.

“Këto veprime nuk duhet të tolerohen por të ndëshkohen. Çfarëdo injorimi i veprimeve të tilla çnjerzore nga ana e qeverisë e institucioneve është miratim që sulmet e dhuna seksuale të vazhdojnë të ndodhin”, ka shkruar Haxhiu.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka raportuar se ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një 23-vjeçare në Spitalin e Pejës.

Baliq është kirurg në Spitalin e Pejës, ndërkaq viktima ishte duke qëndruar me vajzën e saj aty./Express/